Rrezikon mandatin e deputetit, Idrizi përkujton masakrën ndaj shqiptarëve

Shqipëria

Rrezikon mandatin e deputetit, Idrizi përkujton masakrën ndaj shqiptarëve

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 09:59
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka bërë postimin e parë pas procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Ku në fakt nuk ndalet në rezultatet e deritanishme ku ai rrezikon të marrë mandatin e deputetit në Tiranë, por në një përkujtim të masakrës që është bërë ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ai thotë se gjaku i derdhur i shqiptarëve është çështje kombëtare dhe përgjegjësi për brezat që do vijnë për të vënë në vend drejtësinë. 

Ndërkohë që referuar procesit të numërimit të vota e aktualisht në Tiranë, ku Idrizi kandidonte për mandatin e deputetit, ai rrezikon që të marrë votat e mjaftueshme për të fituar kështu të drejtën e përfaqësimit në parlament.

 Reagimi 

73 vjet më parë, më 27 qershor 1944, është bërë masakra me e përgjakshme ndaj shqiptarëve të çamërisë prej forcave të Lidhjes Republikane Greke të drejtuara nga gjenerali famëkeq Zerva. Në këtë ditë, u vranë në mënyrë barbare mbi 600 civilë të pambrojtur, burra gra dhe fëmijë dhe kjo është arsyeja pse prej vitit 1994, kjo datë është caktuar në kalendarin tonë kombëtar si Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërise. Ne sot, kujtojmë me dhimbje mijëra viktimat shqiptarë të pafajshme që ranë pre e mizorisë shoviniste greke dhe po ashtu dhjetëra mijëra bahkombas të tjerët që u detyruan në mënyrë të dhunshme të largoheshin nga toka e tyre duke lënë pasë shtëpitë, pronat, varret e të parëve e gjithçka tjetër kishin të shtrenjtë. Edhe pse kanë kaluar mbi kaq dekada nga spastrimi etnik, plaga e Çamërisë ende nuk është mbyllur, duke ngelur e vetmja çështje kombëtare jona që ende nuk ka nisur rrugën e zgjedhjes. Prandaj gjaku i derdhur dhe vuajtjet e paraardhësve tanë, janë përgjegjësi morale për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë, për t'u përpjekur që ta vëmë në vend këtë padrejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat