Vjen reagimi i parë publik pas zgjedhjeve! Petrit Vasili tregon misionin e ri të LSI

Shqipëria

Vjen reagimi i parë publik pas zgjedhjeve! Petrit Vasili tregon misionin e ri të LSI

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 10:17
Petrit Vasili

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet e ditës së dielë përmes kryetarit Petrit Vasili.

Në krye të fjalës së tij, Vasili ka dhënë mesazhin se tashmë shqiptarët do të kenë një opozitë të vërtetë, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Vasili kësisoj ka pranuar në mënyrë indirekte rezultatin e zgjedhjeve duke deklaruar se tashmë LSI do të jetë në krye të opozitës zsë vendit. 

Por nga ana tjetër Vasili është shprehur se LSI nuk do të lërë larg vëmendjes së saj denoncimin, identifikimin dhe faktimin e të gjitha rasteve të shit-blerjes së votës nga ana e socialistëve. Vasili u shpreh se ka faktuar me dokumenta strategjinë e PS-së për blerjen e votës së 25 qershorit.

“Në rradhë të parë jam këtu që në përfundim tashmë të zgjedhjeve, të falënderoj pafundësisht mbi 230 mijë votues shqiptarë, në rradhë të parë mijëra të rinj anembanë vendit, që ishin lejmotivi i fushatës sonë, njëkohësisht mijëra burra dhe gra që jo vetëm votuan LSI-në, por më shumë se kaq, për ti ngarkuar një mision historik, që ka të bëjë me bërjen e një opozite të vërtetë në këtë vend.

Zgjedhjet e 25 qershorti, për shkak të strategjisë së terorit, të bërjes njësh së policisë së shtetit me krimin, 20 mijë votat ishin goditja më e rëndë që mund ti jepnin kësaj strategjie.

Për herë të parë pas 4 vitesh  mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në parlamentin, e cila do të denoncojë terrorin e strategjisë së vjedhjes së votës.

Zëri i kësaj opozite të re do të jetë zëeri që do të cbejë moralisht strategjinë e drogës në këtë vend dhe parave tëe fëlliqura që qarkullojnë prej saj.

Tashmë Shqipëria do të ketë një opozitë të vërtetë, një opozitë jo të kapur... këto zgjedhje kanë qenë më të shëmtuarat, këto zgjedhje të tilla, ne i kemi dokumentuar dhe do ti dokumentojmë, pasi për ne kryersore për cdo gjë, është që shqiptarët ta dinë se cfarë ka ndodhur realisht.”-tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat