Zgjedhjet e 25 qershorit, 160 mijë shqiptarë votuan më pak se në 2013

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 qershorit, 160 mijë shqiptarë votuan më pak se në 2013

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 16:08
Ilustrim

Ajo që u vu re në këto zgjedhje ishte edhe pjesëmarrje e ulët e votuesve.

Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote 3.45 milion shqiptarë, por këtë të drejtë e zbatuan vetëm 1.57 milion ose 46.7%. nëse i krahasojmë me zgjedhjet e 2013-s kemi një ulje me 160 mijë vota.

Kështu 1.88 milion shqiptarë vendosën të mos shkojnë në zgjedhje në 25 qershor. Si rrjedhojë 53.3% e shqiptarëve nuk denjuan ta ushtrojnë fare detyrën e tyre si votues.

Partia fituese, pra PS ka marrë 745 mijë vota, që i bie rreth 21% të të gjithë votave të atyre që kishin të drejtën e votës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat