Bashkiaket në Kavajë, numërohen 34 kuti, ngushtohet diferenca mes PS dhe PD

Shqipëria

Bashkiaket në Kavajë, numërohen 34 kuti, ngushtohet diferenca mes PS dhe PD

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 17:52
Qendra e numerimit të votave

Numërimi i kutive të votimit për kreun e Bashkisë së Kavajës është duke vijuar me ritme të larta, ndërkohë raportohet se ka përfunduar numërimi i 34 kutive nga 84 që janë gjithsej.

Sipas rezultateve paraprake, kandidati i Partia Socialiste, Dorian Murati është ai që kryeson me 4.022 vota, ndërkohë sipas raportimeve të fundit diferenca është ngushtuar mes PS dhe PD-së, pasi kandidati i Partisë Demokratike  ka marrë deri në këto momente 3.574 vota.

Ndërkohë për sa i përket kandidatit të LSI-së, Maksim Kona, ai ka mundur të marrë vetëm 608 vota.

Për sa i përket numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kavajë, ky proces ka përfunduar dhe janë numëruar të 84 kutitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat