Fitorja e PS, Balla: Më shumë përgjegjësi për punë dhe mirëqenie

Shqipëria

Fitorja e PS, Balla: Më shumë përgjegjësi për punë dhe mirëqenie

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 19:25
Taulant Balla

Deputeti socialist Taulant Balla pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, në Qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare 2017,  që u mbajtën më 25 qershor, vlerësoi procesin dhe falenderoi qytetarët e Elbasanit për besimin, duke thënë se tani ka përgjegjësinë për punë dhe mirëqenie.

“E rëndësishme është që ne do ta lexojmë mirë këtë besim që na dha Elbasani. Jam i sigurt se gjithçka që kemi nisur do ta bëjmë me përgjegjësi të lartë. Nuk e shohim si një fitore elektorale por si marrje e përgjegjësisë. Siç ju kemi thënë ne nuk heqim dorë për punë, mirëqenie dhe për një shtet që ti shërbejë të gjithëve”, tha Balla.

Procesi i votimi, deklaroi ai, ishte i vështirë këtu në Elbasan,  por dua ta them që gjithçka shkoi brenda standardeve dhe çdo parti politike duhet të pranojë rezultatin. ” Ajo forcë e parë nga shkoi?” tha Balla, në prononcimin për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat