Dhëndri i Berishës u tërhoq nga kërkesa për largimin e Bashës? “Ja e vërteta”

Shqipëria

Dhëndri i Berishës u tërhoq nga kërkesa për largimin e Bashës? “Ja e vërteta”

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 09:56
Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi është ndër njerëzit në PD që ka firmosur për dorëheqjen e Bashës. Ai ka reaguar mbrëmë pas emisionit “Opinion”, ku u analizua pikërisht rebelimi brenda PD ndaj Bashës.

Malltezi në reagimin e tij ka dashur të distancohet nga disa pika të kërkesës së grupit të firmëtarëve “Basha ik”.

Në reagimin e tij ai thotë se nuk di kush e bëri çorap deklaratën sepse “unë kam rënë dakord vetëm me deklaratën e anëtarëve të Kryesisë së PD-së”.

Reagimi i Malltezit

“Kam rënë dakord veç me deklaratën e anëtarëve të kryesisë; me dënimin e PS për drogën paratë e pista, kërcënimet, etj. Nga ana tjetër dënojmë përcarjen që futi Basha përmes zhdukjes së simboleve të PD dhe përçarjes së partisë me Republikë e Re dhe e Vjetër. Po kështu kam kërkuar dorëheqjen e Bashës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në parti”.

Më tej në sqarimin e tij për Opinion, Malltezi thotë se nuk di kush e ka bërë çorap qëllimisht se “grupi ka bërë një deklaratë të dytë kundër Bashës. Unë s’kam qenë dakord dhe duket inatëçore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat