Kryemadhi përshëndet fitoren e PD në Bashkinë Kavajë: Triumfoi qytetaria mbi banditizmin

Shqipëria

Kryemadhi përshëndet fitoren e PD në Bashkinë Kavajë: Triumfoi qytetaria mbi banditizmin

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 10:11
Nënkryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Nënkryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka përshëndetur fitoren e kandidatit të PD për Bashkinë e Kavajës Isa Sakja. Në një status në Facebook, Kryemadhi shkruan se në Kavajë triumfoi qytetari mbi banditizmin.

“Përshëndetje qytetarë të Kavajës! Pavarësisht nga blerjet masive të votës në Kavajë, sot qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës. Mirënjohje dhe respekt kandidatit tonë, Maksim Kona. LSI forcë e parë LSI forcë e paparë”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Kandidati i PD për Bashkinë e Kavajës fitoi me 28 vota diferencë ndaj kandidatit të PS Dorian Murati. Kurse kandidati i LSI Maksim Kona mori 1960 vota. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat