Zbulohet dështimi i qeverisë Rama...e tregon Banka Botërore

Shqipëria

Zbulohet dështimi i qeverisë Rama...e tregon Banka Botërore

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 10:35
Edi Rama

Në një vlerësim të fundit të programit me Shqipërinë, Banka Botërore e vlerësoi të kënaqshme reformën në energji, duke konstatuar një ngadalësim të saj në prag të zgjedhjeve, por gjithashtu ka vënë në dukje se qeveria shqiptare nuk e arriti objektivin që i kishte vënë vetës për uljen e borxhit.

Qeveria e Shqipërisë përmirësoi bilancin parësor në buxhet, duke lëvizur nga një deficit prej 2.6 për qind të PBB-së në vitin 2014 në një tepricë 0.7 për qind e PBB-së në vitin 2016. Megjithatë, Banka vë në dukje se rënia e pritshme e borxhit të përgjithshëm është vonuar nga disa vjet.

Borxhi ishte parashikuar të arrijë në 71.7 për qind në 2014, për arritur në 69.3 për qind të PBB-së 2016, por në vend të kësaj, raporti i borxhit ndaj PBB-së u rrit në vitin 2015 në 73.7 për qind dhe nuk parashikohet të jetë nën 70 për qind edhe këtë vit.

Banka thotë se arsyet e mosrënies së borxhit lidhen me disa faktorë, duke përfshirë zhvlerësimin e këmbimit kundrejt dollarit, inflacioni më i lartë se sa pritej, dhe rritjes së ekonomisë me pak se pritshmëritë dhe përformanca e ulët e të ardhurave sidomos më 2015.

“Zbatimi i reformave të sektorit të energjisë ishte gjithashtu më i ngadalshëm se sa pritej, sidomos përcaktimi i tarifave në raport me kostot në disa segmente të caktuara të tregut” thuhet në raportin  e BB për reformën në energji.

Gjithashtu Banka konstatoi vonesa në kalimin e legjislacionit dytësor dhe në rritjen e efikasitetit të investimeve.

Investimet dhe procesi i reformës filluan të humbin vrullin në prag të zgjedhjeve, por nuk vërehet rrëshqitje dhe arritjet kanë qenë të qëndrueshme, thuhet në vlerësim.

Banka vëren se deficiti buxhetor ka rënë ndjeshëm , nga 5.5 për qind e PBB-së në vitin 2014 në 1.7 për qind në 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat