Dalin emrat, këta janë dy ministrat e rinj të qeverisë 'Rama'

Shqipëria

Dalin emrat, këta janë dy ministrat e rinj të qeverisë 'Rama'

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 15:24
Edi Rama

Partia Socialiste, e cila arriti të merrte vetëm, një deputet në qarkun e Kukësit, duket se do të shtojë edhe një tjetër në radhët e saj.

Të paktën kështu lë të kuptohet deklarata e Safet Gjicit, i cili ishte i dyti në listën e PS-së për qarkun Kukës. Ai ka thënë se do të hyjë në Parlament, për shkak se sipas tij Mimi Kodheli do të jetë pjesë e qeverisë “Rama 2”, ku edhe njëherë duket se do të respektohet standardi që ministri nuk mund të jetë njëherazi edhe deputet. 

Por për shkak se zgjedhja e ministrave është ekskluzivitet i kryeministrit, Edi Rama është ende e pakonfirmuar zyrtarisht nëse kjo deklaratë e Gjicit bazohet mbi dëshirën e tij personale për të qenë pjesë e Kuvendit të ri apo se Kodheli e ka ndarë vërtet me të faktin që do jetë pjesë e qeverisë së re.

Ndërkohë që në fillim të fushatës zgjedhore, i pari që do të rikonfirmohet edhe një herë në postin e ministrit është Fatmir Xhafaj, mandat i të cilit u ndërpre pas marrëveshjes me PD, ku në krye të kësaj ministrie u vendos një ministër teknik i PD-së. Të dy këta janë të parët që janë konfirmuar për në kabinetin e ri qeveritar. 

Statusi i Safet Gjicit: 

Miqtë e mi! Pas mbylljes së proçesit të numërimit të votave, ne arritëm të merrnim 1 mandat në Qarkun e Kukësit, ndonëse kishim të gjitha mundësitë që të merrnim 2, por jo gjithçka eci ashtu siç e kishim planifikuar. Unë jam shumë i nderuar dhe ndihem shumë i respektuar nga mbështetja e të gjithëve Ju, pasi si kurrë më parë ne arritëm një rezultat historik. Unë e di që shumëkush prej Jush, më ka votuar si Safet Gjici, dhe për këtë ju jam borxhli tërë jetën pasi u bëtë bashkë me mua pavarësisht bindjeve politike. Ky është një mesazh i qartë se për njeriun e punës lihen mënjanë logot e partive politike, për një qëllim: Zhvillimin social-ekonomik të Kukësit. Ndërsa, ata që morën përgjegjësi dhe nuk punuan sa duhet, sigurisht që do marrin atë që meritojnë. Falë mbështetjes tuaj, të majtë,të djathtë, me dhe pa parti, unë dhe Partia Socialiste arritëm që të merrnim një rezultat të paparë ndonjëherë. Në bashkinë Kukës, PS kryesoi me 1800 vota mbi Partinë Demokratike, çka e konsideroj si një arritje historike. Partia Socialiste e qarkut Kukës nga 11.100 vota që kishte diferencë mes PD dhe PS në vitin 2013, në këto zgjedhje kjo diferencë është ulur në 1.100 vota. Nëse do jem në Parlament, për shkak të lëvizjeve që mund të bëhen në krijimin e qeverisë së re Rama 2, të dalë pas zgjedhjeve të 25-qershorit, unë Ju siguroj se do mbaj të gjitha premtimet që kam bërë gjatë fushatës elektorale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat