Pittella: Zgjedhja e Ramës lajm i mirë për Europën. E ardhmja drejt BE

Shqipëria

Pittella: Zgjedhja e Ramës lajm i mirë për Europën. E ardhmja drejt BE

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 15:27
Gianni Pittella

Kreu i grupit të Partive Socialiste në Parlamentin Europian, Gianni Pittella e ka cilësuar një lajm të mirë për Europën fitoren e mandatit të dytë nga Edi Rama në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve ANSA, Pittella shprehet se rizgjedhja e Edi Ramës dëshmoi se ëndrra për integrim në BE është ende e gjallë në Shqipëri.

“Për Europën është një lajm shumë i mirë që të ketë një qeveri socialiste të impenjuar drejt BE-së dhe politikave progresiste. Zgjedhja e Edi Ramës tregon se ëndrra europiane është ende e gjallë në vend dhe se shqiptarët e shohin të ardhmen e tyre në BE”, është shprehur Pittella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat