Ambasada Italiane mesazh shqiptarëve: Urojmë që deputetët do tu përgjigjen besimit tuaj

Shqipëria

Ambasada Italiane mesazh shqiptarëve: Urojmë që deputetët do tu përgjigjen besimit tuaj

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 15:39
Kuvendi i Shqipërisë

Pjesë e urimeve për deputetet e rinj që do të formojnë parlamentin në vend është bërë edhe Ambasada italiane në Tiranë, e cila uron gjithashtu qytetarët për angazhimin e treguar në administrimin e zgjedhjeve.

Me anë të një mesazhi të publikuara në facebook, Ambasada italiane përgëzon edhe deputetët e rinj, duke shprehur urimin se do dinë t’i përgjigjen besimit të qytetarëve.

Statusi

“Ambasada italiane në Tiranë uron qytetarët dhe institucionet shqiptare për angazhimin e treguar në administrimin e zgjedhjeve. Paraqet përgëzime të sinqerta për deputetët e zgjedhur, me urimin se do të dinë t’i përgjigjen besimit që u kanë dhënë qytetarëve shqiptarë për të çuar përpara procesin e reformave drejt integrimit të plotë në BE. Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat