Zgjedhjet për PD, Selami: Ne nuk e morëm mesazhin e popullit. Ishim një opozitë me…

Shqipëria

Zgjedhjet për PD, Selami: Ne nuk e morëm mesazhin e popullit. Ishim një opozitë me…

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 21:44
Pamje nga intervista

Themeluesi i Partisë Demokratike dhe kreu i kësaj force politike gjatë viteve 1992-1995, Eduard Selami, i cili kërkon të rimarrë edhe njëherë në krye të PD-së, është shprehur se rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit nuk ishte diçka e papritur.

I ftuar në emisionin “Top Story”, në Top Channel, kandidati për kreun e PD0-së e ka lidhur rezultatin e dobët të arritur nga PD në zgjedhje jo vetëm me situatat e fundit brenda Partisë Demokratike, por edhe me mos ndryshimin e mentalitetit brenda selisë blu.

I pyetur për humbjen Selami është shprehur se: “Shenjat dukeshin, kishte një qetësi që nuk më pëlqente. Në 2013-tën ne dolëm në opozitë dhe ne nuk e morëm mesazhin e popullit. Ishim një opozitë me kokën prapa”.

Eduard Selami shpalli gjatë ditës së sotme kandidaturën e tij për kryetarin e Partisë Demokratike, ndërkohë që është shprehur se edhe pse nuk e paragjykon vendimin e Bashës për ngrirje të funksioneve të tij si kryetar, nëse do të ishte në vendin e Bashës do të kishte dhënë dorëheqjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat