Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 07:35
Ilustrim

Edhe dita e enjte do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant. Në zonat veriore do të ketë herë pas here vranësira të lehta. Sërish zonat me temperatura shumë të larta priten të jenë zonat e ulëta. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë territorin e vendit.

Për sa i përket vlerave termike, sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të vijojnë të mbeten shumë të larta në të gjithë territorin e vendit. Duke e bërë ditën e enjte ditën më të nxehtë të javës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat