Djali vret me armë babain dhe nënën, policia jep detaje

Shqipëria

Djali vret me armë babain dhe nënën, policia jep detaje

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 09:13
Policia e Tiranes

Një lajm i rëndë raportohet nga Durrësi. Krimi në familjen Nika ka tronditur sot Xhafzotajn në qytetin bregdetar, duke shënuar dy viktima.

Siaps të dhënave të para mësohet se autor i krimit të rëndë është pikërisht djali, Leo Nika. Ai ka vrarë me armë zjarri babain dhe nënën e tij, identifikuar si Ali dhe Jenie Nika.

 “Panorama”, raporton se djali kishte probleme mendore dhe njihej në zonë për këtë problem.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton lidhur me krimin e rëndë brenda familjes.

Pak pas krimit, policia njofton zyrtarisht se e ka kapur djalin i cili akuzohet se ka vrarë me armë zjarri dy prindërit e tij në banesë.

Njoftimi i policise 

Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat