Zgjedhjet/ Kjo është zona që nuk dha asnjë votë për Partinë Demokratike

Shqipëria

Zgjedhjet/ Kjo është zona që nuk dha asnjë votë për Partinë Demokratike

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 11:16
Lulzim Basha

Partia Demokratike shënoi në zgjedhjet e 25 qershorit një nga rezultatet më të dobëta në historinë e saj 27-vjeçare, ku arriti të merrte vetëm 43 mandate deputetësh në rang kombëtar.

Ajo që u vu re gjatë këtyre zgjedhjeve, ishte se e djathta shqiptare pati një rënie drastike edhe nëpër zona të cilat njeheshin si bastione historike të kësaj partie politike, ndërkohë që ka patur edhe një zonë, ku PD-ja nuk ka arritur të sigurojë asnjë votë.

Qendra e votimit 4377 në fshatin Veliqot të qytetit të Tepelenës, nuk ka dhënë asnjë votë të vetme për Partinë Demokratike, ku 81 vota në këtë qendër kanë shkuar për Partinë Socialiste 57 për LSI dhe 11 vota të tjera për Partinë Republikane, pjesë e koalicionit të djathtë.

Gjithashtu në këtë zonë kanë arritur të marri edhe Partia LIBRA e Ben Blushit 2 vota.

Veliqoti njihet prej kohësh si mbështetës i së majtës por këtë herë duket se e ka lënë totalisht në harresë Partinë Demokratike. Nga 222 votes që kjo zonë kishte në total, vetëm 151 prej tyre kanë zgjedhur tu drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre dhe të gjitha votat janë konsidetruar të vlefshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat