Ali Ahmeti uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Shqipëria

Ali Ahmeti uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Nga: Bota Sot Më: 30 qershor 2017 Në ora: 15:27
Ali Ahmeti dhe Edi Rama

Lideri i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka uruar sot kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Ramën për fitoren e mandatit të dytë qeverisës.

Në urimin e tij, Ahmeti ka thënë se Rama do të gjejë tek BDI një partner miqësor dhe bashkëpunëtor në përpjekjet e përbashkëta për t'i parë shqiptarët dhe vendet e rajonit të integruar plotësisht në NATO dhe në BE, përcjell Bota sot.

"Përgëzime të sinqerta dhe vëllazërorepër fitoren e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

I dashur Edi, ashtu si edhe deri sot, tek une, por edhe tek BDI do të gjesh partner miqësor dhe bashkëpunëtor në përpjekjet tona të përbashkëta për t'i parë shqiptarët dhe vendet e rajonit të integruar plotësisht në NATO dhe në BE.

Urime edhe për pjesëmarrësit tjerë në procesin e mbarë zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.", thuhet në urimin e Ali Ahmetit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat