Gara me Bashën për kreun e PD-së, Selami shpreh keqardhjen që…

Shqipëria

Gara me Bashën për kreun e PD-së, Selami shpreh keqardhjen që…

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 15:41
Eduard Selami/Lulzim Basha

Sfidanti i Lulzim Bashës në radhët e Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka shprehur keqardhjen që sipas tij PD ka mbetur pas.

“Është për të ardhur keq që forcën e parë politike ku unë kam patur kënaqësinë të jem ndër themeluesit e saj, koha e ka lënë pas.

Dhe këto zgjedhje treguan pikërisht këtë. Prandaj PD-ja dhe demokratët duhet të ecin më hapin e kohës dhe duhet t’i paraprijnë. Unë jam shumë i sigurt që kjo do të vijë, dhe ky do të jetë dhe kontributi im në këto zgjedhje për kryetar të PD-së.

Unë mendoj se këto janë periudha sa të vështira po aq të mbarsura me mundësi, për një reformim dhe rinovim të vonuar të PD-së, për ta ngritur atë aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore.

Ajo çka është më kryesorja është një analizë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, e hapur, brenda familjes politike, duke parë në radhë të parë gjërat që në bashkojnë se sa ato që na ndajnë”, thuhet ne reagimin e Selamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat