A do të jesh në garë me Bashën për kreun e PD? Përgjigjet Majlinda Bregu

Shqipëria

A do të jesh në garë me Bashën për kreun e PD? Përgjigjet Majlinda Bregu

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 21:33
Majlinda Bregu

Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu, një nga zërat më kritik të kreut të PD-së, theu sot heshtjen lidhur me dilemat nëse ajo do të sfidojë Lulzim Bashën për kreun e selisë Blu.

E pyetur nga moderatori Arian Çani në “Zonë e Lirë” nëse do të jetë në garë, Bregu u përgjigj: “Do të mbështes këdo që do të jetë kandidat nëse do të ketë një garë të ndershme. Shpresoj të jetë kandidat i mirë duke mos synuar as çarjen e votës për një kandidat i mirë”.

Çani: Do jetë Majlinda në garë?

Bregu: Jo. Do mbështes këdo tek i cili kam besim se do ta çoj PD-në në një qasje normale të saj.

Ndër të tjera Bregu tha se: “Unë nuk kam nisur sot të flas sot për problemin e PD. Mua pak më intereson personazhi i Bashës, më intereson tendenca vetshkatërruese që ka për shëmbëlltyre kryetarin e PD. Më intereson kjo ecja jonë qorrazi dhe rendja me vrap për t’i vënë një kapak kësaj humbje të madhe. Kjo nuk është një betejë personale për të zëvendësuar Bashën” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat