Raporti i BE-së: Shqipëria pikë transiti për rishpërndarjen e produkteve false

Shqipëria

Raporti i BE-së: Shqipëria pikë transiti për rishpërndarjen e produkteve false

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 16:51
Ilustrim

Shqipëria është një nga katër vendet që shërben si pikë transiti për rishpërndarjen e produkteve false, përfshi dhe produktet farmaceutike.

Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian ka publikuar raportin e hartëzimit të tregtisë të produkteve false për vitin 2017.

Raporti identifikon sektorët kryesorë që preken nga falsifikimi si dhe pikat kryesore transit, produkte si ushqime, kozmetikë, çipë dhe pjesë këmbimi për kompjuter.  

Në kët raport përmendet edhe Shqipëria si një nga katër vendet  tranzit bashkë me Egjiptin, Marokun dhe Ukrainën.

Shqipëria bashkë me këto vende theksohet si me rëndësi të veçantë për rishpërndarjen e produkteve false të destinuara për Bashkimin Evropian. Shqipëria është një pikë e rëndësishme tranziti për kozmetikë e parfume false nga Turqia drejt BE-së.

Gjithashtu përmendet për artikujt e lekurës kryesisht çanta dore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat