Nis Vettingu i gjykatësve e prokurorëve, Lu në zyrën e Ramës

Shqipëria

Nis Vettingu i gjykatësve e prokurorëve, Lu në zyrën e Ramës

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 12:29
Ambasadori amerikan Donald Lu dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në një takim ambasadorin amerikan Donald Lu.

Mbetet i pakonfirmuar qëllimi i vizitës së ambasadorit, kur zgjedhjet sapo kanë mbaruar dhe Rama është duke projektuar qeverinë e re.

Por këto ditë ka nisur edhe procesi i vetingut për 800 gjykatës dhe prokurorë.

Në këtë proces kontrolli të pasurisë dhe figurës së gjykatësve dhe prokurorëve, do të vlerësohen edhe informacionet që kanë ambasadat për emra të caktuar.

Dihet që informacioni nuk i mungon ambasadës amerikane, ndoshta më shumë se edhe vetë Edi Ramës. Gjithsesi nuk ka një njoftim zyrtar përse Donald Lu e ka takuar Ramën sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat