IKMT shemb 75 minimole në Vlorë

Shqipëria

IKMT shemb 75 minimole në Vlorë

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 14:10
Minimole në Vlorë

Mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë rikthyer në Vlorë.

Këtë radhë në fokus të punës së tyre kanë qënë minimolet të cilat zgjaten përgjate bregdetit të Radhimës deri në Orikum. Fadromat kanë qënë në plazhin e Orikumit ku ka nisur shembja e minimoleve, të cilat prej vitesh janë vendosur në det duke ndarë dhe plazhet nga “pronarët”të cilët kanë dhe lokalet e tyre. 

Ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë plazhit ku janë identifikuar 75 minimole të cilat shumë shpejt do të hiqen. Disa prej minimoleve, kanë bllokuar dhe qarkullimin e ujit të detit duke sjellë shumë mbeturina.  

Aksioni i IKMT do të vijojë deri në pastrimin e kësaj zone nga ndërtimet pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat