“Mos belbëzo për Metën President, vetë e zgjodhe, tani hiqe”, ja si përgjigjet Rama

Shqipëria

“Mos belbëzo për Metën President, vetë e zgjodhe, tani hiqe”, ja si përgjigjet Rama

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 20:16
Edi Rama

Komente të shumta ka marrë Kryeministri Edi Rama pas intervistës së dhënë, që e postoi live edhe ne faqen e tij në FB.

Mes shume komenteve me porosi per atë që duhet të bëjë, ka pasur jo pak të interesuar se si do veje puna me Presidentin e ri.

Një komentues i kujton Rames të mos belbezoje per kur flet per te se vete e zgjodhi, por ta heqe e t’i jape vendit nje president konsensual. Rama e ka gati nje pergjigje, ja replikat:

Rama tregon nëse do jetë në Parlament kur Meta të betohet si President

Kryeministri Rama ka shuar çdo dyshim për betimin e Presidentit. Rama tha se ai do të jetë në sallë të Kuvendit më 24 korrik kur Meta të betohet President.

“Ne e votuam atë si President dhe nuk ka arsye që unë të mos jem aty. Do të jemi të gjithë pasi ne kemi respekt për institucionin e Presidentit.

Të tjerat që s’do jemi e s’do bëjmë janë folklor. Presidenti është konsensual. Shpresoj që ai ta gjejë sërish dashurinë dhe qetësinë”, tha Rama në “Top Story” me Sokol Ballën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat