Fluks pushuesish në zonat bregdetare dhe turistike, trafiku në kolaps e jo vetëm në Durrës

Shqipëria

Fluks pushuesish në zonat bregdetare dhe turistike, trafiku në kolaps e jo vetëm në Durrës

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 13:08
Durrësi

Temperaturat e larta, kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin për të kaluar fundjavë në zonat bregdetare.

Por si pasojë e kësaj dyndje ata kanë mbetur të bllokuar në trafik, ku problem është aksi rrugor “Tiranë-Gjiri i Lalzit” në të cilin janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Lidhur me këtë situatë policia ka bërë një thirrje për drejtuesit e automjeteve që të kalojnë nga Ndroqi për të shmangur trafikun e rënduar.

Ndërkohë, edhe në zonat e tjera bregdetare, trafiku paraqitet me probleme. Konkretisht, në akset Lezhë- Shëngjin, Shkodër – Velipojë; Fier – Vlorë.

Edhe pse nuk janë qytete detare, Elbasani e Berati po përballen me fluks të lartë në trafikun e automjeteve.

Rreth 2000 mijë emigrantë më makinë janë shtuar atyre ekzistuese të qytetit të Elbasanit.  

E njëjta tablo paraqitet edhe në qytetin e Beratit.

Fluksi i vizitorëve në Berat ka shtuar ndjeshëm edhe trafikun e automjeteve. Për këtë arsye sektori i qarkullimit rrugor ka hartuar një plan masash për shmangur bllokimin e rrugëve kryesore të qytetit.

Por situata pritet të rëndohet edhe më shumë në fund të korrikut në qarkun e Beratit, kur nis edhe pelegrinazhit në malin e Tomorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat