Rama: Shqipëria, fronti i ri i naftës

Shqipëria

Rama: Shqipëria, fronti i ri i naftës

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 12:45
Edi Rama

I pranishëm në Kongresin Botëror të Naftës që po mbahet në Turqi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion investimesh për kompanitë e mëdha.

Duke mbajtur fjalimin e tij në këtë event, Rama e ka vënë theksin tek prania e kompanisë së njohur “Shell”, investimi për gazsjellësin TAP dhe rezervat me burime natyrore që ka Shqipëria.

 “Për të gjitha këto arsye, ky është momenti më i mirë për të investuar në Shqipëri. Shqipëria ka çdo mundësi për t'u bërë fronti i ri i naftës, por për t'ia dalë me sukses duhet të punojmë së bashku. Për këtë arsye i jam mirënjohës presidentit Erdogan dhe qeverisë turke”, ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat