Policia e Elbasanit kërkon ndihmë: Na ndihmoni të identifikojmë të moshuarën

Shqipëria

Policia e Elbasanit kërkon ndihmë: Na ndihmoni të identifikojmë të moshuarën

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 20:51
E moshuara ndodhet në komisariatin e Policisë së Elbasanit.

Një e moshuar ka humbur dhe nuk di të kthehet në shtëpi. Aktualisht ajo ndodhet në komisariatin e Policisë së Elbasanit.

Kjo e fundit u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë për identifikimin e saj dhe më pas lidhjen me familjarët e gruas.

“Më datë 10.07.2017 në fshatin Kusarth një shtetase ka humbur banesën. Shtetasja është e moshuar, i përket moshës rreth 60 vjeçe. Shtetasja mban të veshur një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë kafe, me tuta ngjyrë kafe, me një palë shapka ngjyrë blu, e thinjur, trup mesatare. Policia e Elbasanit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që e njohin ose familjarëve të telefonojnë tek 129 për ta dërguar të moshuarën pranë familjes”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat