Rama zbret në terren, sqaron koalicionin me qytetarët

Shqipëria

Rama zbret në terren, sqaron koalicionin me qytetarët

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 11:48
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës në Turqi, ka nisur një tur, për të bashkëbiseduar me qytetarët mbi programin qeverisës për katër vitet e ardhshëm.

Ndalesa e parë e tij ishte zona e Vaqarrit, ku nga aty, Rama sqaroi edhe platformën që do të ndërtohet me qytetarin, që sipas tij shërben për të bashkëqeverisur së bashku.

 “Po ndërtojmë bazën e një koalicioni të madh që do të jetë fuqia e domosdoshme për sfidat shumë të mëdha që kemi përpara. Koalicion i madh mes PS dhe njerëzve të zakonshëm, të cilët duam t’i bëjmë pjesë aktive të qeverisjes. Kjo për shkak të të shkuarës, por edhe pse është e re, tingëllon si një mënyrë për të komunikuar dhe për të thënë që ne jemi me njerëzit dhe kaq. Por nuk është kaq, sepse unë besoj shumë se edhe falë teknologjisë së re, përdorimit masiv të internetit, të krijomë bashkëqeverisje reale ku cdo individ që do të jetë pjesë e një trupe të madhe, ministra, deputetë dhe drejtues të PS që do të qeverisë e vetme vendin pa koalicion me parti të tjera dhe vetë njerëzve të jetë trupë që komunikon në kohë reale për problemet, nismat e ndryshme të qeverisë”- tha Rama.

Rama përsërit edhe një herë thirrjen ndaj qytetarëve, që të mos hezitojnë për të denoncuar çdo abuzues që përdor imunitetin e detyrë, për të sorollatur qytetarët.

“Kam shumë besim se nëse do të arrijmë ta thyejmë pengesën e mosbesimit, sikletit që vjen nga mosbesimi që kanë njerëzit e zakonshëm, nëse ata e ndjejnë përgjegjësinë se janë në gjendje të mbrojnë vetveten dhe komunitetin, atëherë trupa që e mbron këtë pacenueshmëri është shumë më e madhe”- tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat