LSI jep mesazhin: Front opozitar kundër vjedhjes së votave

Shqipëria

LSI jep mesazhin: Front opozitar kundër vjedhjes së votave

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 14:23
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama jka dhënë një mesazh politik në përfundim të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, për mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Sipas Luanë Ramës, u konfirmua ajo që denoncoi LSI, vjedhja skandaloze e votave, për të cilën duhet të ngrihet një front opozitar.

“Bëmë një vlerësim politik të situatës politike në vend duke e vënë theksin tek domosdoshmëria e krijimit të një fronti opozitar kundër pushtetit që dëshmoi papërgjegjshmëri para dhe gjatë procesit të zgjedhjeve, atë që LSI e ka denoncuar si proces të kriminalizuar, të dominuar nga paratë e krimit dhe drogës…Kjo është një njollë e madhe turpi për ata të verbër që s’kanë sy të shikojnë rastet skandaloze të vjedhjes së votës”, tha nënkryetari i LSI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat