Përfundon seanca për dosjen “Xibraka”, ja me sa vite burg dënohet nipi i Enver Hoxhës

Shqipëria

Përfundon seanca për dosjen “Xibraka”, ja me sa vite burg dënohet nipi i Enver Hoxhës

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 15:41
Gjykata ka vendosur 10 vjet burg për nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.

Ka përfunduar sot në Krimet e Rënda seanca gjyqësore  në ngarkim të grupit të kokainës “Xibraka”. Gjykata ka vendosur 10 vjet burg për nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.

Të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila është refuzuar nga gjykata.  Ndërkaq, Prokuroria kishte kërkuar 126 vite burg për 9 të arrestuarit e këtij grupi.

Dënimet e trupit gjykues për 9 të pandehurit: 

10 vite burg për Ermal Hoxhën

12 vite burg për Ilir Hysenin

10 vite burg për Arjan Dalipin

13 vite burg për Genci Xhixhën

11 vite burg për Gentin Gjonajn

12 vite burg për kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno

11 vite burg për Klemend Dalipin

13 vite burg për Sajmir Batkun

9 shtetasit, mes të cilëve edhe dy kolumbianë, ranë në gjurmët e policisë në janar të vitit 2015. Pas sinjalizimit prej autoriteteve gjermane, policia shqiptare ndërmori një operacion masiv që çoi në gjetjen e laboratorit të fshehur në një ish-magazinë ushtarake.

Nga të dhënat rezulton se droga mbërrinte në Shqipëri nga vendet e Amerikës Latine e përzier me vaj palme dhe, në laboratorin e drogës në Labinot, bëhej ndarja e saj. Më pas droga kishte si destinacion vendet e Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat