Peticioni për zgjedhjet në PD. Reagojnë demokratët e Korçës: Ja si qëndron e vërteta

Shqipëria

Peticioni për zgjedhjet në PD. Reagojnë demokratët e Korçës: Ja si qëndron e vërteta

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 18:32
Mbledhja e PD-së në Korçë

Në lidhje me një lajm të publikuar se 2500 anëtarët e PD-së në Korçë, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar degës qendrore për anulimin e votimeve për kryetarin e Partisë Demokratike, ka sjellë edhe reagimin e të djathtëve korçarë.

PD e Korçës, përmes një deklarate për mediat, thotë se ky është një lajm i rremë dhe se nuk ka asnjë peticion lidhur më votimet.

DEKLARATA

Me shume keqardhje por ne respekt te atyre 2500 anetareve  dhe qytetareve Korcare qe aspirojne me bindje dhe zemer , me pune dhe perkushtim tek Partia Demokratike, po reagojme ndaj nje lajmi apo thashethemi mediatik , qe tashme eshte bere  mode e shemtuar e demokracise .

Dje , nepermjet portaleve dhe mediave , PD Dega Korce eshte njohur me nje te ashtuquajtur peticion I strukturave te kesaj dege !

Lajm totalisht i rreme! Strukturat e kesaj dege , nga seksioni deri ne kryesi ,shprehen vetem nepermjet vendimeve te mara me vote dhe jo telefon pas telefoni .

PD Korce duke ju referuar komunikimit te drejtperdrejte me anetare qe figurojne pjese e listes, konfirmon se shume nga keta persona nuk kane idene me te vogel se emri I tyre ndodhet ne kete liste dhe te tjere qe pranojne se jane telefonuar por qe nuk kane lexur asnje resht te shkruar . Ka gjithashtu edhe raste kur emri , mbiemri dhe firma nuk korespondojne fare , pra nje fake neës I vertete ! (fenomen)

Per keto arsye , Partia Demokratike Dega Korce , distancohet nga cdo peticion , fletushke apo trakt  i tipit komunist , i denon ato dhe i qendron cdo vendimarje te strukturave te saj mbi bazat dhe normat demokratike te shprehura qartesisht ne Statutin e kesaj partie.

Zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se  do te mbahen me 22 Korrik 2017 dhe Kryesia e Deges Korce , me vendimin e saj te dates  09/07/2017 , mori persiper pergjegjesine e organizimit te  ketyre zgjedhjeve ne rajonin tone duke percaktuar vendin e votimit si dhe komisionin zgjedhor .

Vendimi I Kryesise te Deges  u mor ne perputhje te plote me Udhezimin nr 1  dt 4 Korrik 2017 , Udhezimit nr 2 date 7 Korrik 2017 dhe Shkreses nr 61 date   07 Korrik 2017 te PDSH-se !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat