Ish të përndjekurit,490 përfituesit që kanë marrë lekët

Shqipëria

Ish të përndjekurit,490 përfituesit që kanë marrë lekët

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 09:33
Ish te perndjekurit politike

Ministria e Financave ka publikuar listën e ish të përndjekurve politik që u është hedhur kësti i 8 I dëmshpërblimit.

Ministria e Financave ka publikuar listën e ish të përndjekurve politik që u është hedhur kësti i 8 I dëmshpërblimit. Financat bëjnë me dije se për një pjesë të ish të dënuarve politik nuk është bërë lëvrimi i këstit, për shkak se mungojnë certifikata personale ose numri I llogarisë nuk është aktiv.

Radha e dëmshpërblimit sipas ligjit është:

1)  Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;

2)  Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

3)  Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit  nënligjor të posaçëm;

4) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

5) Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

6) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.shqiptarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat