Gara për kreun e PD-së, Selami i drejtohet Bashës për dy çështje 'të nxehta'

Shqipëria

Gara për kreun e PD-së, Selami i drejtohet Bashës për dy çështje 'të nxehta'

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 10:39
Eduard Selami, Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Deputeti i PD-së, Eduard Selami, i cili është në një garë brenda së djathtës për të marrë postin e drejtuesit të partisë, ka akuzuar sërish sot rivalin e tij, Lulzim Bashën se nuk po tregohet transparent.

Ai ka dy kërkesa drejtuar atij në lidhje me mungesën e debatit të hapur si dhe publikimit të listave të plota të anëtarësisë së PD-së.

Reagimi i plote

Të dashur miq.

Gara për kryetar të Partisë Demokratike është në kulmin e saj. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë këtë periudhë.

E kam thënë më parë se kjo garë është e pabarabartë nga ana strukturore por është tërësisht e fitueshme.

Unë dua që PD t’i kthehet edhe njëherë vlerave demokratike dhe perëndimore të saj.

Për këtë, i kërkoj zotit Basha të mbajë premtimin që më ka bërë se debatet mes nesh do të bëhen të hapura për mediat dhe për publikun. Kjo nuk ndodhi në debatin e Korçës.

Së dyti, i kërkoj të bëjë publike listën e anëtarëve të partisë demokratike të cilët do të votojnë. Nuk ka asnjë arsye që këto lista të mbahen të fshehta, ne nuk jemi parti e jashtëligjshme. Duhet transparencë. Anëtarët e PD janë krenarë që janë demokratë dhe nuk kanë frikë që të fshehin anëtarësinë ndaj hape partinë zoti Basha!

Së bashku do ta fitojmë këtë garë dhe do dalim më të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat