I moshuari kërcënon të hidhet, harron veten dhe ndihmon zjarrfikësin të ngjitet

Shqipëria

I moshuari kërcënon të hidhet, harron veten dhe ndihmon zjarrfikësin të ngjitet

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 12:30
Agron Qose

Një 68 – vjeçar ka tentuar të hidhet nga ballkoni i shtëpisë së tij, ditës e sotme në qytetin e Pogradecit. Sipas Tv lokal Sot7 Agron Qose ka kërcënuar se do hidhet nga kati i 6 i banesës ku ai jetonte. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë parë skenën e kërcënimi të 68- vjeçarit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur të negociojnë, por Qose nuk u është bindur. Më pas kanë mbërritur dhe zjarrfikësit dhe fillimisht është tentuar futja nga dera, por sapo është arritur hapja e saj me çelës 68 – vjeçari goditi me çekan në koke personin i cili hapi derën, duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës dhe pas kësaj ka mbyllur edhe njëherë derën.

Pas dështimit te tentativës së parë u be me pas ndërhyrja nga jashtë godinës ku zjarrfikësit u ngjitën nëpërmjet shkalleve edhe pse gjate gjithë kohës 68 vjeçari i kundërshtonte. Por më vonë sikurse duket edhe në video, Qose ndihmon zjarrfikësin të ngjitet në banesë.

Pas kësaj ai u shoqërua me ambulance për ne spitalin e qytetit,ku u vendos nen kontrollin e mjekëve ndërsa policia e mori ne pyetje rreth tentativës së vetëvrasjes,nga informacionet paraprake mësohet se 68 – vjeçari kishte probleme mendore.

Sipas të dhënave ai sapo ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshorten ku jetonte prej 20 vjetësh ndërsa mësohet se ishte edhe konsumator i rregullt i alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat