Kryetarja e LSI-së fton PD-në për front opozitar, por rivali i Bashës…

Shqipëria

Kryetarja e LSI-së fton PD-në për front opozitar, por rivali i Bashës…

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 12:50
Eduard Selami dhe Monika Kryemadhi

Ftesa e hapur e LSI-se, bërë dje nga kryetarja Monika Kryemadhi për një front të madh opozitar pa dallim ideologjik nuk mirëpritet nga rivali i kryedemokratit Basha për kreun e ri të PD-së.

Eduard Selami në një interviste dhene sot për “Panorama” shprehet kundër një koalicioni të tillë.

“Unë nuk jam për një koalicion me LSI-në. Unë jam që Partia Demokratike të vijë në pushtet me koalicionin e qendrës së djathtë, jo me forca të së majtës. Do ta fus edhe në statut këtë pikë, që nëse kryetari i partisë nuk fiton, unë nuk fitoj, PD nuk del forcë e parë politike, atëherë jep dorëheqjen dhe nuk kandidon në zgjedhjet e radhës”- tha Selami.

Ftesa e Kryemadhit 

Lëvizja Socialiste diskutoi dje ne Kryesi për të vendosur krimin e një fronti kombëtar opozitar me të gjitha forcat politike, pa dallim ideologjik. Kryetarja e re e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se LSI-ja do të vazhdojë të identifikojë farsën elektorale që ndodhi më 25 qershor në të gjithë vendin, ku sipas saj u deformua vullneti i shqiptarëve.

“Fatet e demokracisë janë më në udhëkryq se asnjëherë tjetër, dhe kjo kërkon krijimin e një fronti kombëtar opozitar, pa dallime ideologjike, pasi themeli i demokracisë, vota e lirë, është goditur rëndë në mënyrë të strukturuar kriminale dhe epidemike në të gjithë vendin. Ndaj kërkoj nga të gjithë ju angazhimin tuaj maksimal dhe të të gjithë anëtarëve të LSI-së dhe mbështetëseve të saj për t’iu përgjigjur këtij momenti dhe përgjegjësisë politike, më e madhja që LSI-ja ka pasur ndonjëherë”- tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat