Mandati i Idrizit, PS pro hapjes së kutive të kërkuara nga PDIU

Shqipëria

Mandati i Idrizit, PS pro hapjes së kutive të kërkuara nga PDIU

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 13:59
Shpëtim Idrizi

Në mbledhjen ku po diskutohen 2 kërkesat ankimore për qarkun e Tiranës, PS ka pranuar hapjen e kutive të kërkuara nga PDIU, e cila pretendon se i është grabitur mandati i deputetit në këtë qark.

Ka qenë përfaqësuesi ligjor i PS Eridian Saliani ai që ka pranuar të hapen kutitë, pasi për PS është më i rëndësishëm procesi se sa rezultatit.

 “Për ne ka më shumë rëndësi procesi se sa mandati. PS është pro për hapjen e kutive ku kërkohet dhe ku ka dyshim.

Nuk duam të bëjmë pis procesin për vetëm 65 fletë votimi në 2 milion votues. Jemi pro kërkesës së PDIU për hapjen e kutive”, u shpreh avokati i PS-së në KQZ, Eridian Saliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat