Mungojnë avokatët dhe oficerët e RENEA-s, shtyhet gjyqi ndaj ‘grupit të zjarrit’ të Lazaratit

Shqipëria

Mungojnë avokatët dhe oficerët e RENEA-s, shtyhet gjyqi ndaj ‘grupit të zjarrit’ të Lazaratit

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 14:10
Ibrahim Basha

Mungesa e dy avokatëve dhe 4 efektivëve të RENEA-s që do të dëshmonin sot, ka bërë që Gjykata e Krimeve të Rënda të shtyjë procesin për 11 të arrestuarit për vrasjen e oficerit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.

Gjatë seancës së sotme pritej dëshmia e katër efektivëve të RENEA-s, të cilët kanë qenë në shërbim me Bashën në momentin kur ai u vra.

I ashtuquajturi “Grupi zjarrit” qëlloi mbi forcat e RENEA-s, në janar të 2015-ës, duke lënë të vdekur oficerin Ibrahim Basha.

Ai humbi jetën nga plumbat që erdhën prej të shtënave nga fshati rebel, i cili mbahej në monitorim nga forcat speciale, pas ndërhyrjes së policisë në qershor 2014 duke shënuar edhe fundin e epokës së kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat