Emergjencat Civile: Evidentohen 7 vatra zjarri në disa qarqe

Shqipëria

Emergjencat Civile: Evidentohen 7 vatra zjarri në disa qarqe

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 14:55
Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të mbajë nën vëzhgim nga afër situatën e zjarreve përmes specialistëve të saj në qarqe. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 7 vatra zjarri në qarkun e Shkodrës, Dibrës, Lezhës, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Durrësit.

Forcat zjarrfikëse së bashku me ato të pyjores, ushtrinë  dhe pushtetin vendor kanë ndërhyrë për të vendosur nën kontroll flakët.

QARKU SHKODËR

Në Postribë, Shkodër ka rënë zjarr në një masiv me shkurre dhe pisha. Zjarrfikëset nuk kanë ndërhyrë për shkak të terrenit malor. Në ndihmë të tyre janë angazhuar 30 forca ushtarake. Nga zjarri deri më tani është djegur një sipërfaqe prej rreth 1 ha me pisha. Zjarri është larg zonave të banuara dhe nuk përbën rrezik.

QARKU LEZHË

Në kurorën e qytetit të Laçit ka rënë një zjarr. Në vendngjarje janë ndodhet forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për të shuar flakët. Në ndihmë të zjarrfikësve janë nisur edhe 20 forca ushtarake pasi zjarri ndodhet pranë zonës së banuar.

QARKU DIBËR

Në fshatin Llapush, Klos vatra e zjarrit vijon të jetë aktive, por nuk përbën rrezik për zonën e banuar. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha.  Për shuarjen e flakëve janë angazhuar në terren forca të pyjores të cilat po punojnë me mjete rrethanore.

QARKU VLORË

Në malin Mile, Konispol vijon vatra e zjarrit e nisur që prej mbrëmjes së djeshme. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë dhe për këtë është angazhuar një helikopter i cili është duke punuar ende për të shuar zjarrin. Në terren ndodhen edhe 30 forca ushtarake që po punojnë për shuarjen e flakëve.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Kuqar, Këlcyrë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej 1 ha shkurre.

QARKU FIER

Në Ardenicë, Lushnje zjarri ka rënë në një zonë me shkurre. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke i shuar flakët. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 2 ha me shkurre si dhe 5 rrënjë ullinj.

QARKU DURRËS

Në lagjen Kamberaj, Fushë Krujë ka rënë zjarr. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej 2.5 dynym me hamullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat