Rama tregon me emra zyrtarët e administratës të denoncuar për abuzime

Shqipëria

Rama tregon me emra zyrtarët e administratës të denoncuar për abuzime

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 16:35
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një raport, i cili i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

Postimi i Ramës

RAPORT PËR JU

Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

Statistika të postit për Eksperiencat negative në Administratë:

Në rreth 3 mijë komente, duke përjashtuar kthimet e përgjigjeve mes komentuesve, komentet e përsëritura apo postimet reklamuese, të vlefshme për kategorizim dhe analizë ishin rreth 2068 komente nga të cilat:

310 JO-ADMINISTRATË: Grup komentesh që nuk lidheshin as me administratën qendrore dhe as me atë vendore, por me sistemin e drejtësisë në masen 98% dhe pjesa tjetër me kushtet e punës në sektorin privat. Në akuzat e ngritura për sistemin e drejtësisë mbizotëronte masivisht problemi i tjetërsimit të pronës, zvarritjeve me vite i çështjeve apo dhe mos-ekzekutimi i vendimeve.

702 PERCEPTIME: Grup komentesh që shprehnin një opinion pa iu referuar një përvoje konkrete personale, apo edhe thjesht të dëgjuar. Në këto perceptime 166 janë pozitive për këtë nisme dhe e mbështesin edhe në ato raste kur shprehet skepticizëm nëse kjo hapësirë për denoncime në FB do e zgjidhë situatën. 235 komentues perceptonin që praktikat negative ekzistojnë në përgjithësi në të gjitha nivelet e administratës ndërsa 301 të tjerë e shprehnin perceptimin e tyre duke vënë gishtin tek disa institucione si më të ‘spikaturat’ ku më shpesh përmenden Hipotekat, Aluzini, Shëndetësia, Arsimi, OSHEE, Policia, dhe Punësimi pa meritë në administratën publike.

343 SUGJERIME: Grup komentesh që nuk shprehin asnjë eksperiencë personale negative por ofrojnë mendimin e tyre lidhur me prioritetet e qeverisjes ku mbizotëron mbështetja për një reformë rrënjësore të administratës ku bashkë me rekrutimin e njerëzve të rinj, të aftë e profesionistë duhen të vendosen paralelisht mekanizma të fortë kontrolli dhe masa të rrepta ndëshkuese. Vendin e dytë e mbajnë sugjerimet për të vijuar me reformën e drejtësisë si e vetmja zgjidhje për të luftuar korrupsionin e për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së praktikave të këqia në të gjitha nivelet e qeverisjes. Një numër modest komentuesish, rreth 20, sugjeronin ofrimin e një platforme anonime për të denoncuar me emra e fakte konkrete.

713 EKSPERIENCA: Grup komentesh që sillnin një rast konkret përballjeje negative me administratën qendrore e vendore, në nivel personal dhe në nivel njohjeje të një rasti të tillë nga një i afërm apo i njohuri i tyre. Nga këto:

*Bashkitë – 111 raste denoncojnë praktika të keqia në nivel vendor ku vendin e parë e zë shërbimi jashtëzakonisht i dobët në sportelet e gjendjes civile, i ndjekur nga lejet abuzive për ndërtime dhe zvarritja e dosjeve për një leje ndërtimi

*Hipotekat – 98 raste të referuara për korrupsion, padrejtësi, abuzim me pronat, lëshimin e vërtetimeve dhe zvarritjet në dyert e ZRPP-ve

*Shëndetësia -78 denoncime te korrupsionit te mjekeve, infermiereve, mungeses se medikamenteve dhe neglizhencës apo keqtrajtimit ne dyert e spitaleve apo qendrave shëndetësore

*Arsimi -58 raste te lidhura me nivelin e përgatitjes së mësuesve; pushime të padrejta nga puna; transferime abuzive dhe punësime pa meritë.

*ALUIZNI -54 raste që denoncojnë vonesa të qëllimshme të lejeve të legalizimeve; bashkëpunim të punonjësve të ALUIZNI-t me ata të ZRPP për tjetërsim pronash dhe trajtimi i aplikuesve në varësi të pagesës.

*Policia – 48 raste të gjobitjeve padrejtësisht, të komunikimit aspak etik me qytetarët dhe të mos-reagimit në kohë për t’iu ardhur në mbrojtje qytetarëve të gjendur në një rrezik të caktuar.

*KEMP – 44 raste denoncojnë abuzimet në miratimin e KEMP dhe peripecitë e mëdha që këta persona në vështirësi duhet të kalojnë për ta përfituar këtë mbështetje. Një numër i lartë komentuesisht tërheqin vëmendjen për procedurat duke e quajtur të tepërt që një person me invaliditet të pakthyeshëm duhet të paraqitet periodikisht para komisionit për të vijuar me përfitimin e KEMP.

*OSHEE – 41 raste të lidhura me mbifaturim, faturim aforfe apo neglizhencë në përkujdesni ndaj klientit.

181 rastet e tjera ndahen mes AKU, Doganave, Drejtorive të bujqësisë, Tatimeve, Postës, Burgjeve, Drejtorive të Transporteve dhe grupimit të akuzave për padrejtësi në punësim apo pushim nga puna.

Në të gjitha komentet e referuara në postim u numëruan 100 emra/poste konkrete zyrtarësh të përmendur si përgjegjës për ushtrimin e këtyre praktikave negative nga të cilat 70 i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë.

Qeverisja:

Toni, Shef sketori ALUIZNI
Flamur Gjuzi ALUIZNI Durres
Drejtori ALUIZNI Elbasan
Fatmir Ejupi Bashkia Durres
Kasem Canaj Bashkia Vlore
Fatmir Llanaj Bashkia Vlore
Xhevit Dermyshi DAR Gramsh
Ramadan Bici DAR Gramsh
Shyqyri Pole DAR Gramsh
Drejtori DAR Korce
Drejtoresha Metani DAR Tirana
Sokol Alia Dogana Durres
Ylber Karanxha Dogana Durres
Artan Sulejmani Dogana Durres
Lulezime Dogana Kakavije
E.H Dogana Koliposta Kinostudio
Andi Xhafa Dogana Tirane
Nue Marash Drejtor Bujqesie Kurbin
Ilirjan Muho Drejtor ZRPP
Lionel Elezaj Drejtoria Bujqesise Berat
Fatjon Fana Drejtoria e Burgjeve
Gaz Tahiri Drejtoria Pergjithshme Detare
Lindita Tako Drejtoria Verifikimi i Titujve te Pronesise Tirane
Perin Vogli DSHP Lushnje
Drita Lala DSHP Mat
Avni Sulaj Gjimnazi Tepelene
Ani Dermishi Hipoteka Durres
Sonila Stojko Hipoteka Elbasan
Rezart Elmazi Hipoteka Vlore
Artur Cela Inspektoriati Ndertimor Durres
Neritan Gjodeshi ish drejtor UKT
Arsen Sinamataj Ish shef i Policise Rrugore
Ilir Bajlozi ish-drejtor ISSH Korce
Astrit Hado ISSH
Resul Llogo Kelcyre
Mimoza Lezha KEMP komisioni Lezhe
Artan Doda KEMP komisioni Lezhe
Alfred Mullaraj Keshilli qarkut Durres
Marilda Hysa Komisariati nr 6 Tirane
Jonajda Doci Konvikti i Vajzave Elbasan
Kryeprokurori Korce
Drejtoresha e Shkolles Pojan Korce
Brunilda Gjordeni Lushnje
Vojo Bregu Ministria e Bujqesise
Josif Dena Mjek Berat
Roel Zoga Mjek Fier
Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan
Mentor Petrela Neurokirurgjia
Drejtori Policia Bashkiake Tirane
Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tirane
Mimoza Ibrahimi Policia e Shtetit
Drejtori siguracioneve Porti I Vlores
Flora Hoxha QSH njesia 7
Ardit Lame QSUT
Drejtori shkolles Shkolla “Halit Berzeshta” Perrenjas
Vjollca Jahaj Shkolla speciale “3 Dhjetori” Shkoder
Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj
Ediola Braha Spitali Tepelene
Erjon Neurolog Spitali Vlore
Bruna Mersini Spitali Vlore
Marsid Hoxha Tatimet Gjirokaster
Leke Prela UK Koplik
Drejtori Juridik UKT
Drejtori I shitjeve UKT
Edlira Caca Urgjenca Memaliaj
Drejtoresha e Shkolles “Muco Delo” Vlore
Ermioni Cekani ZA Kamez
Astrit Dervishi ZVRPP Lushnje
Jaho Brahimin Zyra e Sigurimeve Shoqerore Gjirokaster

Sistemi i Drejtësisë

Altin Avdiu Gjykates
Tereza Lani Gjykates
Migena Laska Gjykates
Majlinda Demollari Avokate
Ardian Dauti Avokate
Artur Sulçe Ekspert ne Gjykate
Agim Bendo Gjykata e Apelit Tirane
Shkelqim Miri Gjykata e Apelit Tirane
Fatos Qato Gjykata e Apelit Tirane
Arben Vrioni Gjykata Elbasan
Gentiana Muco Gjykates
Rilinda Selimi Gjykates
Gilda Hoxha Gjykatese Bulqize
Majlinda Andrea Gjyqtare
Esmerilda Habil Gjyqtare Vlore
Napolon Vasha Noter
Luljeta Cenaj Notere
Shkelqim Gjoka Policia Gjyqesore Bulqize
Dritan Marku Prokuror
Arjan Ndoi Prokuror
Sokol Malaj Prokuror
Hysni Vata Prokuror Bulqize
Hektor Hushi Prokuror Elbasan
Tomorr Kullolli Prokuror Elbasan
Arjan Mucaj Prokuror Gjirokaster
Julian Zonja Prokuror Tirane
Aleks Hajdari Punet e Brendshme
Jorsida Dervishi Zyra permbarimore STAR
Alketa Tanushi Zyra permbarimore STAR
Ardenis Cullhaj Zyra permbarimore STAR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat