Merkel përgëzon Ramën: Shqipëria nën udhëheqjen e tij ka bërë progres

Shqipëria

Merkel përgëzon Ramën: Shqipëria nën udhëheqjen e tij ka bërë progres

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 17:29
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel

Ka nisur sot takimi i Triestes, aty ku liderët e Evropës mes tyre kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni po diskutojnë mes tyre për të ardhmen e familjes evropiane dhe bashkimin në të, të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e saj, kancelarja Merkel ka përgëzuar kryeministrin Rama, duke thënë se Shqipëria nën udhëheqjen e tij ka shënuar progres.

“Përgëzojmë kolegun tonë shqiptar, Edi Rama. Shqipëria nën udhëheqjen e tij ka bërë progres”, tha Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat