Lirimi i baronit të drogës, mediat italiane bëjnë për “një lek” gjykatat shqiptare

Shqipëria

Lirimi i baronit të drogës, mediat italiane bëjnë për “një lek” gjykatat shqiptare

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 18:48
Alket Hatija

Mediat italiane kanë nisur talljen me gjykatat shqiptare për lirimin e Alket Hatijës. “Trafikonte heroinë rregullisht në Itali, por gjykata shqiptare e liron.

Tani ai mund të jetë arratisur”, shkruan “Corriere del Ticino” për Alket Hatijën, 44-vjeçarin shqiptar të dënuar në Itali me 20 vjen burg për trafik heroine.

Hatija, që ka qenë pjesë e “Bandës së Shijakut”, u lirua nga gjyqtari Petraq Suraj ditën e djeshme. Prokuroria kërkoi 40 ditë burg, por gjyqtari dëgjoi avokatin duke e liruar.
Ky vendim është bërë barsoletë në mediat italiane.

“Ai ishte i aftë që të sillte me tonelata drogë në Milano, jetonte në një shtëpi “bunker” në Berat dhe kishte edhe truproja të armatosura, mirëpo gjykata shqiptaree liroi. Ai tani mund të jetë arratisur falë atij vendimi”, shkruan ajo më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat