Emergjenca mjedisore, Rama flet për aksionin e ri të Forcave të Armatosura

Shqipëria

Emergjenca mjedisore, Rama flet për aksionin e ri të Forcave të Armatosura

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 08:41
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm për angazhimin e Forcave të Armatosura në pastrimin e mjedisit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama, bashke me urimin “miremengjes” për gjithë shqiptarët, shkruan se FA janë në terren për pastrimin e çdo cm rrugë.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Thanë – Pogradec. Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër”- shkruan Rama .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat