Situata e zjarreve, sot mbërrijnë edhe dy helikopterë të 'Viva'

Shqipëria

Situata e zjarreve, sot mbërrijnë edhe dy helikopterë të 'Viva'

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 09:28
Ilustrim

Me kërkesë të Emergjencave Civile ditën e sotme në Shqipëri do të mbërrijnë nga Gjermania edhe dy helikopterë të “Viva helicopters”.

Gjatë ditëve të fundit helikopterët Viva po punojnë nga mëngjesi deri në darkë për shuarjen e flakëve.

Të mërkurën, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e kompanisë së helikopterëve VIVA për shuarjen e flakëve në fshatin Maqellarë në Dibër.

Po ashtu helikopterët e kompanisë Viva kanë marrë pjesë edhe në aksione në zonën e Fushë Bulqizës, si edhe në jug të vendit në Malin me Gropa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat