Kryemadhi sulmon Ramën dhe fton opozitën të bashkohet: Karafili i qeverisë…

Shqipëria

Kryemadhi sulmon Ramën dhe fton opozitën të bashkohet: Karafili i qeverisë…

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 09:54
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Ka reaguar ashpër kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas sqarimit të Kryeministrit Rama lidhur me listën e 100 emrave që kanë abuzuar me postin e tyre.

Me një postim në faqen e saj në FB, Kryemadhi fton opozitën të jetë më e bashkuar se kurrë kundër atij qe e quan karafili i qeverise, deliranti në pushtet qe sipas saj duhet ndalur sa nuk është vonë.

Postimi i Kryemadhit 

Mirëmëngjes!
Nuk ka më qesharake se të lexosh cfarë kryeministri shkruan pas mesnate, duke u munduar të justifikojë publikimin e një “liste të zezë”, të ngjashme me fletërrufetë e komunizmit.

Sado të përpiqet me arrogancë dhe paralajmerime, Edi Rama nuk e shmang dot paturpësine e tij dhe të oborrtarëve të tij që shkelën çdo të drejtë njerëzore dhe publike duke linçuar, jo vetëm punonjës të administratës, por edhe prokurorë e gjykatës, që nuk janë aspak kompetencë e kreut të qeverisë.

Por deliri i pushtetit nuk njeh më kufij dhe shenjat e para të sundimit të pakicës, që vodhi zgjedhjet e qershorit, po jep shenjat e para.

Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, krimit dhe drogës, bashkëpunëtorëve të vjedhjes së votes dhe oligarkëve.

Pushteti pa kufij që ata i dhanë me tjetërsimin e votës e bën atë të mendojë dhe veprojë si një diktator, duke harruar që ky popull ka memorie dhe nuk i toleron akte të tilla paturpësie.

Ndaj të gjthë së bashku duhet ta ndalojmë këtë delirant që nuk njeh më kufizime. Sot më shumë se kurrë opozita duhet të jete e fortë dhe e bashkuar për ti treguar këtij kryeministri në delir se pushteti i pakufizuar dhe arroganca janë te papranueshme në demokraci, qoftë edhe në një demokraci të brishtë si e jona.

Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë revansh që u ble në 25 qershor me lekët e krimit dhe drogës. LSI do të vijojë çdo ditë dhe pa kompromis betejën e saj kundër instalimit të pushtetit mafioz.

Të gjithë së bashku do ti japim përgjigjjen që meriton arrogancës së pushtetit të blerë me parate e krimit dhe drogës. E drejta e votës do të jete synimi ynë. Askush nuk na ndal në këtë rrugë drejt lirisë që çdo shqiptar ka për të vendosur të ardhmen e tij dhe te fëmijëve të tij.

Image
Monika Kryemadhi

Kryemadhi sulmon Ramën: Adoleshenti i vonuar publikon lista linçuese për të…

Kryetarja e LSI-së Minika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me listën e 100 emrave të publikuar sot nga Rama, ku sipas tij kanë abuzuar me postin e tyre.

Kryemadhi me anë të një statusi në ‘Facebook”, është shprehur se kjo është një listë false, dhe se sot ka filluar degjenerimi i parë nga brenda PS-së.

Kryemadhi e cilëson këtë si një gjueti shtrigash e spiunllëqe, ndërsa e akuzon kryeministrin Rama si vjedhësin dhe shkatërruesin e votës së lirë të shqiptarëve.

Për më tepër nuk mungojnë as cilësimet ‘adoleshent i vonuar’, ‘arrogant’ dhe ‘dembel’, nga Kryemadhi për Ramën. Ajo e paralajmëron kryeministrin se do të japë llogari për vjedhjen e votave.

Statusi i plote

Për t’u dukur se po merret me drejtimin e qeverisë, Edi Rama ka nisur gjuetinë e shtrigave në administratë duke publikuar lista me emra nëpunësish, që sipas komenteve që i bëjnë në FB, na qenkan e keqja e madhe e vendit. Me këto spiunllëqe, vjedhësi dhe shkatërruesi i votës së lirë të shqiptarëve mendon se mund t’i shpëtojë të vërtetës vrastare, asaj të tjetërsimit të votës që ai i bëri shqiptarëve më 25 qershor. Më kot mundohet të tërheqë vëmendjen si adoleshent i vonuar dhe me lista linçuese për njerëzit që i ka vënë vetë në punë. ????????

Askush nuk i beson më atij që tradhtoi besimin e çdo votuesi me vjedhjen dhe tjetërsimin e votës. Ndaj sot më shumë se kurrë, bashkë me ne janë edhe shumica e shqiptarëve. Ata që e dënuan me heshtjen e tyre ditën e votimit dhe që e kanë më të qartë se kurrë, se kryeministri dembel dhe arrogant, tallet dhe shpërdoron besimin e shqiptarëve.

Me lista false dhe me veshje që të tërheqin vëmendjen nuk mund të anashkalosh vjedhjen e votës që i bëri shqiptarëve. Ndaj i kujtoj Edi Ramës se llogaria do të jepet dhe askush, asnjëherë dhe në asnjë moment, nuk do të mund ta largojë vëmendjen dhe qëllimin tonë final: Të drejtën e shqiptarëve për të votuar lirshëm dhe pa presion politik, kriminal dhe të blerë me paratë e drogës.

Sot filloi delegjitimimi nga vetë PS, e cila tani kërkon të rinumërojë votat që ka numëruar vetë.????????????????

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat