Ish zv.ministri i LSI-së nis punën si ambasador në Kinë

Shqipëria

Ish zv.ministri i LSI-së nis punën si ambasador në Kinë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:02
Ish-zëvendësministri i Jashtëm nga radhët e LSI-së, Selim Belortaja i emëruar si ambasador i Shqipërisë në Kinë me presidentin kinez Xi Jinping

Ish-zëvendësministri i Jashtëm nga radhët e LSI-së, Selim Belortaja, i emëruar si ambasador i Shqipërisë në Kinë, ka nisur zyrtarisht takimet me krerët e lartë të shtetit.

Dje Belortaja ka nisur zyrtarisht agjendën e tij në një takim me presidentin e Kinës. Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të Autoritetit Portual në Durrës. 

"Dita e madhe e çdo ambasadori trokiti sot për mua. Në orën 16.00 pata nderin të pritem nga kreu i vendit më të madh në botë. Pas paraqitjes së letrave kredenciale, Sh.T. presidenti Xi Jinping më mundësoi të zhvilloj me të një bisedë të shkurtër. Përshkruar nga respekti që dy popujt tanë ushqejnë për njeri tjetrin, vlerësimi për potencialin e madh ekonomik mes dy vendeve -që pret te zhvillohet, si dhe shanset dhe hapësirat që sjell nisma "Një Brez, Një Rrugë". Ndjeva vlerësim, respekt e mbështetje...", shkruan Belortaja.

Ndërkohë që nga Ministria e Jashtme konfirmohet se ende nuk është bërë zëvendësimi i Belortajës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat