Ndodh dhe kjo/ Në “listën e zezë” të Ramës, edhe një i vdekur

Shqipëria

Ndodh dhe kjo/ Në “listën e zezë” të Ramës, edhe një i vdekur

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:56
Edi Rama

“Lista e zezë” e publikuar një ditë më parë nga ana e Edi Ramës, ka shkaktuar shumë polemika.

Jo vetëm për faktin që Rama ka nxjerrë punonjës administrate të dyshuar për korrupsion pa u verifikuar, por edhe për çudirat.

Një prej këtyre çudirave, është emri i 36 në listën e Ramës, që thuhet se është drejtor në Këlcyrë.

Ai quhet Resul Llogo.

Por, ky person nuk ekziston fare në Këlcyrë, madje sipas të dhënave të gazetës TemA, nuk ekziston as në gjendjen civile.

Nga verifikimet e mëtejshme, bëhet fjalë për një emër të ngjashëm nga Gjiroakstra, por që nuk jeton më.

Ai ka qenë kryetar i Këshillit të Qarkut dikur, por tashmë ka vdekur.

Me sa duket, stafi i Ramës nuk i ka bërë si duhet verifikimet e emrave të kësaj liste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat