Ndryshon gjithçka nga rinumërimi i votave në Tiranë, ja rezultati deri tani

Shqipëria

Ndryshon gjithçka nga rinumërimi i votave në Tiranë, ja rezultati deri tani

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 15:54
Ilustrim

Kur janë rinumëruar 26 kuti nga 64 kuti, PDIU ka marrë zero vota deri tani në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Edhe pse në kutitë e para u vu re një rritje e PDIU-së, deri në 16 vota, po ishte hapja e kutive të fundit, të cilat kanë ndryshuar gjithçka. Megjithatë janë edhe 38 kuti për tu numëruar, ku në këto kuti varet mandati i kreut të PDIU-së Shpëtimi Idrizit.

Lufta bëhet mes mandatit të Idrizit dhe një mandati që vjen nga radhët e PS-së. Deri tani ka pasur shumë vota ta pavlefshme, ku dyshohet se ka ardhur si pasojë e renditjes së partive në fletën e votimit, ku Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos renditet e 12-ta, ndërsa Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e 13-ta, çka mund të ketë çuar në ngatërrim subjektesh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat