Lajm i keq për PDIU-në, në një kuti dalin vota të llogaritura gabim

Shqipëria

Lajm i keq për PDIU-në, në një kuti dalin vota të llogaritura gabim

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 15:57
KQZ

KQZ vijon rinumërimin e votave të 64 kutive të Qarkut të Tiranës, të kontestuara nga PS dhe PDIU.

PDIU arriti të rikuperojë deri në 16 vota por me numërimin e 24 kutive, ka rënë në 12 vota. Këto vota i mungonin PDIU-së në tabelën përfundimtare.

Por me numërimin e kutisë së 25 ka rënë edhe më shumë numri i votave, pasi janë gjetur 9 vota të hedhura gabim. Kështu PDIU ka përfunduar në 3 vota më shumë se ato të 25 qershorit.

Me 3 votat e siguruara mbi rezultatin zyrtar të 25 qershorit nga rinumërimi, PDIU-së i duhen ende edhe 35 vota për të shpresuar mandatin.

Mbeten për t'u numëruar dhe 39 Qendra Votimi. PDIU kërkoi rinumërimin e 41 kutive, ndërsa PS, 23 të tilla.  

Sipas formulës, Shpëtim Idrizi merr mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës me 37 vota, duke kaluar kështu pragun e 3%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat