Lufta e ashpër mes PS e PDIU në Tiranë, vjen reagimi i parë i Shpëtim Idrizit!

Shqipëria

Lufta e ashpër mes PS e PDIU në Tiranë, vjen reagimi i parë i Shpëtim Idrizit!

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 17:56
Shpëtim Idrizi

Prej disa orësh lufta mes PS dhe PDIU-së është zhvilluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku ende nuk ka përfunduar numërimi I 64 kutive të kontestuara nga të dyja palët për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në Tiranë.

PDIU pretendon se i janë vjedhur vota nga socialistët por deri më tani nga numërimi i 39 kutive, partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka marrë një votë më shumë, kur i duhen në total 37 vota që ai të fitojë mandatin e deputetit të kryeqytet.

Por diçka shqetësuese ka ndodhur në rinumërimin e votave, ku shumë fletë votimi sipas Shpëtim Idrizit po digjen nga KQZ duke u quajtur të pavlefshme.

Idrizi ka postuar një fletë votimi ku qytetari i ka dhënë besimin e tij PDIU-së, por në fletë ka shkruar dhe emrin e qytetit çam Margëlliç. Sipas Idrizit, fleta është e rregullt, por pikërisht emri i Margëlliçit, dikur pjesë e Shqipërisë dhe më pas e pushtuar nga grekët, i ka “vrarë” syrin anëtarëve të KQZ-së.

Ja çfarë shkruan vetë Kreu i PDIU-së:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sapo e quajti të pavlefshme këtë votë të hedhur për PDIU-në, kur vullneti i qytetarit që e ka hedhur duket më se i qartë. Shenja X ishte atje ku duhet dhe po ashtu ka pasur dhjetëra fletë ku ka pasur fjalë të shkruara sikurse është rasti i kësaj flete, që u konsideruan të vlefshme. Pak ditë pasi tjetërkush reagoi ndaj gurit me emrin Filat në sheshin Skënderbej, po shohim që emri i qytetit çam të Margëlliçit po shqetëson anëtarët e KQZ-së. Kujt i dhemb syri nga fjala Margëlliç të shkruajtur aty?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat