Dule ironizon Ramën: Qeveria e tij është e “zënë duke përpiluar lista”

Shqipëria

Dule ironizon Ramën: Qeveria e tij është e “zënë duke përpiluar lista”

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 21:07
Kryetari i Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule

Kryetari i Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka ironizuar listën që kryeministri bëri me emrat e zyrtarëve që kanë “abuzuar” me detyrën sipas denoncuesve në “Facebook”-un e Edi Ramës.

Sipas Dulës, “Rama dhe qeveria e tij “janë të zënë” duke “dëgjuar” popullin dhe “përpiluar lista””.

“Në të njëjtën kohë Rama dhe qeveria e tij “janë të zënë” duke “dëgjuar” popullin dhe “përpiluar lista”. Media hesht që të mos i shqetësojë!”, shkruan në “Twitter” kreu i PBDNJ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat