Ben Blushi tregon se si i janë vjedhur votat Libra-s

Shqipëria

Ben Blushi tregon se si i janë vjedhur votat Libra-s

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 13:34
Ben Blushi

Vazhdojnë të dalin video të vjedhjes së votave në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ben Blushi ka bërë sot publike sot sërish një video tjetër ku sipas tij, po vidhen votat e Libra-s së tij.

Ja çfarë shkruan Ben Blushi në Facebook:

JA SI VIDHET NJË KUTI VOTIMI.

Në 27 vjet janë akuzuar të gjitha palët për vjedhje votash, por shumë pak prova janë kthyer në dëshmi publike. LIBRA arriti të provojë me film, pra me figurë se si vidhen votat dhe si transformohen rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri.

Kjo është vetëm një kuti nga afro 1200 që ka Tirana dhe mbi 5300 që ka gjithë vendi. Ju lutem ti bëni share pasi të instrukton si te njohësh vjedhjen çka mbetet një detyrim praktik për çdo shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat