Çuçi dhe Kumbaro, dëgjesë publike me përfaqësues të biznesit në Gjirokastër

Shqipëria

Çuçi dhe Kumbaro, dëgjesë publike me përfaqësues të biznesit në Gjirokastër

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 15:22
Dy deputetët e zgjedhur në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro

Dy deputetët e zgjedhur në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro zhvilluan një dëgjesë publike me përfaqësues të biznesit të qytetit të Gjirokastrës, në kuadër të turit të bashkëbisedimit me qytetarët për ndërtimin e platformës qeverisëse për “Shqipërinë që duam”.

Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi ftoi përfaqësuesit e biznesit të japin mendimet e tyre për problematika të ndryshme që shqetësojnë biznesin gjirokastrit dhe jo vetëm.

“Ju kemi thirrur si grup interesi në vazhdën e një turi të madh që po bëjmë në një logo, “Bashkëqeversim me njerëzit për Shqipërinë që duam” për të marrë edhe nga grupi juaj i interesit problematika të ndryshme që ju keni vite që edhe i keni evidentuar, por edhe për të dëgjuar nga ju opinione, mendime se çfarë duhet bërë më mirë për Gjirokastrën dhe për Shqipërinë”, u shpreh Çuçi.

Çuçi theksoi se tanimë që PS mori një mandat për të qeverisur vetëm, është koha për t’i dëshmuar shqiptarëve se cili është modeli qeverisës i socialistëve.

“Çfarë duhet bërë më mirë për Gjirokastrën dhe për Shqipërinë. Tani jemi në kushtet kur ne s’kemi asnjë justifikim për t’i thënë shqiptarëve se pse nuk do realizojmë, nëse nuk do realizojmë, të gjithë premtimet që bëmë gjatë fushatës, sikundër për të thënë që ky është modeli jonë dhe ne kemi mundësitë që të imponojmë dhe t’u tregojmë shqiptarëve se kush është modeli ynë i qeverisjes”, nënvizoi ai.

Kumbaro ritheksoi edhe një herë se turizmi do të vijojë të mbetet kryefjalë e programit të PS-së për Gjirokastrën, ndaj ftoi përfaqësuesit e biznesit të ndajnë eksperiencën e tyre për të vendosur prioritetet që çojnë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

“Është një qytet që e ka qartazi të orientuar biznesin drejt turizimit dhe agroturizimit. Kështu që duke qenë se edhe ne në angazhimet tona elektorale, por edhe në 4-vjeçarin e parë të mandatit qeverisës e kemi shprehur qartë që programi i Rilindjes Urbane dhe prioriteti që duam t’i japim turizimit është kryefjalë në qarkun e Gjirokastrës, sidomos në qytetin e Gjirokastrës do të ishim sy e vesh që çdo gjë, nga eksperienca dhe praktika juaj, qoftë edhe nga eksperienca negative të dalë në pah dhe ta trajtojmë si priroritare në interes të komunitetit dhe biznesit”, u shpreh  Kumbaro.

Përfaqësuesit e biznesit në këtë takim ngritën shqetësimet me të cilat përballen në aktivitetin e përditshëm të tyre, që lidheshin kryesisht me problematika në dogana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat